Foto Ilustruese

Një 45-vjeçar është dëmtuar gjatë orarit të punës nga një vinç.

Ai është paraqitur në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, pas dëmtimit në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. 45-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftimi policisë: 

Sot, në spitalin e Vlorës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi E. S., rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet vinç, në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë. Ky shtetas, më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA