Emrin e Arben Ahmetajt nuk e përmendën fare në parlament duke lënë të kuptohej se mes Ahmetajt dhe opozitës ka një marrëveshje dhe të gjithë sulmin politik Berisha bashkë me LSI tashmë Shtëpia e Lirisë e drejton ndaj Ramës prej disa ditësh dhe jo ndaj autorit të veprës penale.
LSI hesht totalisht kurse PD e Berishës e drejton shigjetën nga Rama duke përsëritur të njëjtat akuza të 5 viteve të fundit.
Ndërkohë hesht për superskandalin e korrupsionit të ish-zëvendës kryeministrit nga shtetasi në kërkim, Klodian Zoto.
Sali Berisha njeriu që mban flamurin e denoncimeve antikorrupsion në vend që të fliste për Arben Ahmetajn, për faturat e hoteleve iu hakerua Ramës.
“Demokrati Oerd Bylykbashi megjithëse në fjalët e tij e përmendi çështjen e inceneratorëve, e anashkaloi çdo referencë me Arben Ahmetajn.”– tha Sali Berisha.
“Edhe deputetit deputetit Agron Shehaj bëri të njëjtën gjë. Heshtje për Arben Ahmetajn.”- tha Oerd Bylykbashi.
“Në dy seancat e fundit maratonë në Parlament deputetët e Ilir Metës folën për shumë çështje por jo për faktet e denoncuara nga gazetari Adriati Doçi ndaj Arben Ahmetajt.”- tha Agron Shehu.
Top Channel