Dy kontrollorë të plagosur me thikë pranë aeroportit gjerman para se policia të qëllojë sulmuesin (fotot)

22/12/2022 15:48

Dy njerëz u plagosën mbrëmë me thikë në një stacion treni pranë një aeroporti kryesor në Gjermani, pas konfrontimit të një pasagjeri me kontrollorët që i kërkonin të mbante maskë në fytyrë.

Policia u thirr me urgjencë në stacion hekurudhor Gateway Gardens pranë aeroportit të Frankfurt ku sipas raportimeve neutralizoi me armë sulmuesin.

Stacioni ishte evakuar nga pasagjerët pasi i dyshuari kishte kërcënuar me thikë fillimisht brenda trenit S8 teksa më pas shkaktoi plagosjet.

Policia tha se burri kishte sulmuar me armën e ftohtë dy kontrollorë biletash që i kishin kërkuar të mbante maskë në fytyrë, dhe sipas raportimeve edhe sepse nuk kishte biletë.

Inspektorët ishin plagosur lehtë në pjesën e krahut.

Policia kishte qëlluar të dyshuarin në këmbë deh sipas raportimeve eshte jashtë rrezikut per jeten.

Në disa shtete të Gjermanisë vijon të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në trena dhe transportin publik që prej nisjes së rregullit në janar 2021.

Dy shtetet gjermane Saxony-Anhalt e Bavaria kanë shfuqizuar rregullin.

FOTO GALERI
2/4
Policia u thirr me urgjencë në stacion hekurudhor Gateway Gardens pranë aeroportit të Frankfurt

Top Channel