Çfarë kanë përfituar shqiptarët nga Abazoviç? Kryeministri malazez në Top Story: Imazhi i tyre është shndërruar, po bëjmë investime konkrete

22/12/2022 21:34

Teksa është pyetur nga moderatorja Grida Duma se çfarë kanë përfituar shqiptarët nga qeverisja e tij, kryeministri malazez Abazoviç është përgjigjur se imazhi i shqiptarëve tashmë është shumë më i pranueshëm dhe më i modernizuar se ç’ka qenë më parë. 

Ai është shprehur se ka ndërmarrë shumë veprime konkrete që i kanë ardhur në ndihmë shqipatrëve të Malit të Zi  ndërsa janë në punë edhe shumë projekte të tjera, ku përmendi projektin e urës së Bunës, që parashikon të afrojë më shumë Shqipërinë me Malin e Zi.

Sipas Abazoviç, ky projekt ka pasur mjaft vonesa por në muajt të parë të vitit të ardhshëm parashikohet që projekti të jetë gati dhe do të nisë puna.

Ata kanë përfituar shumë, në komunën e Ulqinit kemi pasur një rezultat të jashtëzakonshëm. Është shndërruar imazhi I shqiptarëve. Shumë vetë nuk e kanë pritur drejtësinë. Kemi kthyer kriporen e Ulqinit e cila bën 200 mln euro. Unë s’di një kryeministër që i ka kthyer një gjë shtetit, di vetëm njerëz që I kanë marrë shtetit. Po arrijmë të bëjmë investime konkrete që do t’i hyjnë shumë në punë shqiptarëve. Bashkë me qeverinë shqiptare kemi gjithashtu edhe një projekt për urën mbi Bunë, aty ka rreth 30 kilometra plazh që duhet të jetë një zonë turistike. Kemi pak vonesë se ideja ka qenë që gjatë tetorit apo nëntorit të kemi projekt final, por jemi pak në vonesë me projektin. Besoj se në fillim të vitit të ardhëm e kemi projektin. Raporti im momentalisht me Ramën është shumë miqësor dhe me shumë mirëkuptim. Ju keni thënë që e ka përkrahur Ram amë herët kundërshtarin tim por unë i kam thënë se nuk më intereson kë përkrahni por më intereson që njerëzit të bindim të bëjmë gjërat që i kemi lënë pas dore.

Ka një akuzë që Rama dhe ju çoni mallra në Rusi përmes Serbisë

Ka akuza për shumë gjëra por njerëzit kur janë në propagandë ka një qëndrim. Sa i përket kishës është zgjidhur një problem I këtu e tridhjetë viteve më parë. Kisha shkruan kontratën me shtetin dhe më kanë thënë si mund të zgjidhësh ti një problem që ka tridhjetë viteve që nuk është zgjidhur. Unë I kam thënë se ka gjëra shumë më të rëndësishme për tu zgjidhur. Kisha ka pasur disa kërkesa që s’kanë qenë nacionale por pas dy bisedash kanë pranuar që të kenë të njëjtat të drejta si të gjitha organizatat fetare. Në Mal të Zi 80% te qytetarëve janë ortodoksë ndër ta 77% mbështesin kishën serbe në Mal të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA