Avokati i popullit/ Rama: Kaq keq u katandisët sa zgjodhët vulëhumburin e PD-së, s’kemi vendosur akoma asnjë emër

22/12/2022 16:33

Zgjedhja e avokatit të popullit, është bërë në burim debatesh në parlamentin e Shqipërisë ditën e sotme.

Në lidhje me këtë diskutim, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama është shprehur se nga ana e Partisë Socialiste, nuk është marrë akoma një vendim për përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa ka ironizuar zgjedhjen e PD-së, duke thënë se nuk mund të pranohet kurrsesi një avokat që ka përfaqësuar PD-në dhe ka humbur të gjitha gjyqet sipas tij.

Rama: Është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme është bërë buka e përditshme dhe e përhershme e çdo fjalimi dhe e çdo ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë por e vërteta është krejt ndryshe. Partia Socialiste nuk funksionin në mënyrë klandestine, keni dëgjuar ju që të marrim ndonjë vendim ne për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen për tu vlerësuar nga ana e drejtësisë, kjo është një fantazi, si puna e off shore, ti e di që je off shore por nuk e vërtetojmë dot. Ne nuk kemi asnjë problem që t’jua themi në sy atë që kemi vendosur, nuk ka nevojë të lemë gjurmë që ti kapni ju. Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vijë momenti do e shpjegojmë, sa i përket avokatët mbajeni se do ju duhet. Procesi nënkupton bën sens, ne kemi marrë përsipër propozimin në të shkuarën dhe nuk kemi sjellë këtu që PD-ja të marrë ndonjë avokat të partisë tonë, kemi gjetur figura të cilat kanë pasur mundësinë të kenë pëlqimin me votë. Si vini ju e sillni një avokat të PD-së që nuk ka lënë gjyq pa humbur me në dhe ta bëni avokat të popullit, kaq keq jeni katandisur? Deri këtu ra pazari?  Nuk i votojmë ne këto kandidatura që keni sjellë ju asnjërin as atë kandidat për vulën as atë të vulëhumburve. Sa I përket votimit tjetër është votim I lirë I secilit kshuqë luftën me mafien vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Po përse bërtet tani? Nuk ke çfarë thau fare sepse po jua përsëris, se kemi kurrë ne problem t’jua themi juve se çfarë duam të bëjmë, por në këtë rast kjo është thjesht dhe vetëm fantazi, nuk kemi marrë asnjë vendim politik, kjo është off shore që s’ka prova. Dje nuk e kuptoj akoma se për çfarë arsye në botë duhet t’ju japim juve llogari. E mora fjalën këtu se nuk do të kishim asnjë problem të thonim ne kemi marrë këtë. Të gjithë deputetët e PS-së do të votojnë lirisht. Jeni e njëjta gjë, ndryshojnë vetëm fytyrat. Ju më kujtoni atë shprehjen, I gjëmoni bishtit mbrapa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA