Udhëtimi parë jashtë Ukrainës që nga nisja e luftës, Zelensky viziton sot Uashingtonin

21/12/2022 08:53

Udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e bën në Washington.

Dy burime nga Kongresi amerikan dhe një person që ka dijeni për vizitën konfirmuan planet për ardhjen e tij. Ata folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës shumë të ndjeshme të udhëtimit, e pikërisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pohuan se ka ende gjasa që ku udhëtim të anulohet në minutën e fundit. Në Washington, Zelensky pritet të mbajë një fjalim para Kongresit dhe të takohet me Presidentin Joe Biden.

Ai ka përgatitur dhe një dhuratë për shefin e Shtëpisë së Bardhë: një flamur me firmat e ushtarëve që ndodhen në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Vizita vjen në një kohë kur ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë për një paketë shpenzimesh në fund të vitit që përfshin rreth 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën dhe SHBA përgatitet të dërgojë raketa “Patriot” në vend për të ndihmuar në mbrojtjen nga agresioni rus. Ndihma e fundit do të ishte më e madhja nga Shtetet e Bashkuara deri tani për Ukrainën, një sasi edhe më e madhe sesa kërkesa urgjente prej 37 miliardë dollarësh e Presidentit Biden.

Pothuajse çdo ditë, Zelenskyy u është drejtuar parlamenteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare me video dhe bashkëshortja e tij ka vizituar kryeqytetet e huaja për të bërë thirrje për ndihmë kundër pushtimit rus.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA