Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të deputetit të PD-së Agron Shehaj, i cili tha për kryesocialistin se fshihet pas një kompanie off-shore në Holandë.
Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit tha se është në dilemë nëse Shehaj është idiot apo bën vetë pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që të vërtetojë fjalët e deputetit demokrat.
Ai u shpreh se nuk e ka problem të thotë nëse e ka bërë diçka të tillë por e vërteta qëndron ndryshe sipas tij.
Fjala e Ramës:
Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë? Thatë që unë fshihem pas një off-shore në Holandë. Unë iu thashë a ka mundësi që të vini provën sepse kjo është shumë e rëndë që unë të fshihem pas një off-shore dhe do të thotë që ju keni provë. Unë iu ftova që të jepni provën dhe në të gjithë atë që thatë, nxora përsëri dilemën time: Jeni idiot apo bëni vetë? T’i thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je hajdut, unë nuk di ç’të të them tjetër. Akuzat bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe t’i drejtoheni një publiku të tërë duke thënë që pas kryeministrit fshihet një off-shore se duhet që të veprojë drejtësia. është njësoj si të them unë, ju jeni në kërkim ndërkombëtar. S’mund të them se duke iu parë si vraponi në drejtim të paditur me mendimin tuaj, e unë t’ju them jeni në kërkim. Dolët dhe përmendët ca emra që unë as nuk i njoh dhe nuk i kam takuar kurrë. Nuk e kam problem ta them edhe po e kam takuar, por nuk e kam bërë. Iu kuptoj mirë që vini dhe bëni akuza pa fakte dhe me bindje, se i bëni vetë. Ose i bëni vetë, ose po të ishit në pozitën që kishit mundësi do e kishit bërë. Mua nuk më shkon mendja që të akuzoj për çudira. Se nuk e bëj dot. ose bën vetë, ose je idiot. Meqë dola këtu. Kisha marrë disa shënime nga zoti Xhelal. Është nga të paktit që ka të drejtë që të flasë për vepra publike se ka bërë. Edhe ngaqë ka bërë e nxorët jashtë loje.
Top Channel