Trafiku i drogës në Camp de Tarragona të Spanjës ka marrë një tjetër goditje, shkruajnë mediat vendase.
Efektivët spanjollë kanë arritur të zbulojnë e bllokojnë aktivitetin e paligjshëm në plantacione të marijuanës në zonë. Katër persona ranë në pranga, mes të cilëve kishte shqiptarë dhe rumunë.
Operacioni i koduar “Trojani” kishte në shënjestër kultivimin e marijunës në ambiente të mbyllura në Constantí. Policët zbuluan sesi dy ndërtesa industriale ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit; atu u gjetën gati 5000 bimë të tilla dhe 60 kg marijuana gati për shitje.
Gjithashtu, në operacion morën pjesë edhe teknikë të kompanisë spanjolle të energjisë, Endesa, në koordinim me Gardën Civile, për shkak se personat që kujdeseshin për plantacionet, kishin ndërhyrë në rrjet me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Teknikët lokalizuan pikat ku ndodheshin lidhjet në fjalë, dhe llogaritën se me energjinë e përfituan në këtë mënyrë, mund të furnizoheshin deri në 550 banesa. Tashmë të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës në Gjykatën së zonës se Tarragonës dhe do të akuzohen si për krime që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, ashtu edhe për mashtrimin me energjinë elektrike.
Top Channel