Festa e Argjentinës ndërpritet në Buenos Aires pas përleshjeve me policinë me një të vrarë e një fëmijë në gjendje kome (fotot)

21/12/2022 16:16

Celebrimet euforike të Argjentinës pas kthimit në vend nga Kupa e Botës përfunduan dje në kaos teksa policia qëlloi me armë ne ajër ndaj tifozëve në Buenos Aires dhe futbollistët u detyruan të largoheshin me helikopter nga parada.

Oficerët me mburoja e shkopa gome u goditën me gjithfarë objektesh teksa tentonin të mbanin nën kontroll fitozët që kishin dalë masivisht për të parë autobusin e kombëtares me futbollistët që sollën në shtëpi Kupën e Botës.

Në pamjet e publikuara shihet momenti ku autobusi kalon poshtë një ure në kryeqytetet dhe një tifoz tenton të hidhet në të, por bie në rrugën poshtë saj.

Në një tjetër tifoz u dërgua në spital pasi ra nga një tjetër lartësi duke celebruar fitoren.

Pas trazirave zëdhënësja e presidentit Gabriela Cerruti shkroi në Twitter: “Kampionët e botës u detyruan të largohen me helikopter pasi ishte e pamundur vijimi i rrugës tokësore prej shpërthimeve të entuziazmit”.

Fansat ankoheshin më pas se nuk kishin pasur mundësinë të përshëndesnin skuadrën, e cila solli në shtëpi trofeun e parë që prej vitit 1986.

Një grua raportohej se u zhvesh e tëra në kryeqytet prej emocioneve të skuadrës.

Deri në mesditë miliona tifozë ishin mbledhur në qendër të Buenos Aires, teksa rrugët kryesore ishin mbyllur për paradën.

Por në mbrëmje nisën përplasjet e tifozëve të vendit në krizë me policët me veshje të rënda, ku tetë njerëz u plagosën.

Incidentet nisën policia e zjarrfikësit tentuan të largonin njerëzit nga obelisku i kryeqytetit, teksa temperaturat në kryeqytet ishin mbi 30 grade C.

FOTO GALERI
8/18
Policet ndalojne nje te dyshuar mes tifozeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA