Dosja/ 6 mijë një kartë identiteti, 600 euro diploma! Si falsifikoheshin dokumentet e rreme në laboratorin që u zbulua në Tiranë

21/12/2022 11:04

Një laborator ku falsifikoheshin dokumente të ndryshme u zbulua në kryeqytet, duke vënë në pranga tre shtetas.

Nga përgjimet, dalin komunikimet e Gëzim Xhafës, Artur Bramos dhe Shpëtim Begës me klientët që i kërkojnë karta identiteti, diploma apo certifikata pronësie të rreme.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha dalin bisedat e Artur Bramos me një bashkëpunëtor që takon në një bar kafene në rrugën “Besim Imami”.

Bashkëpunëtori -I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë, maksimumi tre

Artur Bramo -Po mirmo, ça është sot, e hëne e martë

Bashkëpunëtori -Të mërkur të enjten

Artur Bramo – E deri të enjte në drekë

….

Artur Bramo -Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë

Bashkëpunëtori -Po

Artur Bramo -Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu

Bashkëpunëtori -Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën

Artur Bramo -Po pra okej

Bashkëpunëtori -Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash

Artur Bramo -Se duhet ta mbështes me na një letër

Bashkëpunëtori -A ti do kartë Greke?

Artur Bramo -Kart Greke mo

Bashkëpunëtori -A do tafto ti pra

Artur Bramo -E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato kartat shëndetësore,a na një pashaport a

Bashkëpunëtori -Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

Artur Bramo -Ë kartën, kartën e patentën

Në dosje, pasqyrohen dhe përgjimet e Gëzim Xhafës. Në një nga këto raste, ai takon një bashkëpunëtor po në rrugën “Besim Imami”. Pasi takohen në një kafene, bashkëpunëtori i dorëzon Xhafës një kartelë të pasurisë së paluajtshme, certifikatë regjistrimi pronësie në emër të Bujar Bedri Begës. Këto dokumente të falsifikuara janë arrestuar si provë materiale.

Bashkëpunëtori – O Gëzim, si je?

Gëzim Xhafa – Hë mo, ça bon?

Bashkëpunëtori – Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?

Gëzim Xhafa – Asnji gja.

Bashkëpunëtori – Ka dal mirë ai!

Gëzim Xhafa – Po shife mo, aty e ke.

Bashkëpunëtori – Kjo smë duhet ma.

Gëzim Xhafa – Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.

Bashkëpunëtori – Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.

Gëzim Xhafa – Hë!

Bashkëpunëtori – Unë e solla.

Gëzim Xhafa – Hë.

Bashkëpunëtori – Do një kartë italiane ose greke.

Gëzim Xhafa – Do greke!?

Bashkëpunëtori -Po po rri në Angli ai.

Gëzim Xhafa – Do tofni apo do kshu?

Bashkëpunëtori – Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.

Gëzim Xhafa – E do kshu plastike! Plastike e don !?

Bashkëpunëtori – Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.

Autori tjetër është Shpëtim Bega, i cili luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për Gëzim Xhafën. Shpëtim Bega është i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave.

Për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë, thuhet në dosjen hetimore.

Autorët takoheshin me bashkëpunëtorët e tyre në ambientet e lokalit të quajtur “Lokali i Malokut” në rrugën “Gani Luzi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA