Bashkësitë fetare fonde nga Qeveria, Këshilli i Ministrave vendos përcaktimin e financimit nga Buxheti 2026
Tre persona që falsifikonin dokumente kundrejt pagesës janë vënë në pranga këtë të mërkurë në Tiranë.
Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i shtetasve:
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Top Channel