Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pak minuta më parë, gjë e cila ka bërë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, të ndërpresë seancën parlamentare për 10 minuta.

Kjo ndodhi pasi deputetët e PD-së, kërkuan nga Nikolla që të tregojë dokumentin dhe nenin ku ajo mbështetet dhe që vërteton se një pjesë e deputetëve, janë individual në parlament dhe jo si pjesë e PD-së.

Noka: A kuptoni se çfarë po bëni apo jo. Kjo është e paprecedentë. As ti as Edi Rama nuk mund ta bëni këtë ta harrosh.

Debati në sallë u tensionua jo vetëm mes deputetëve të PD-së dhe kryetares së Kuvendit, por në një moment deputeti Baçi u nis drejt vendit të Bardhit ku iu kundërvu këtij të fundit dhe u desh ndërhyrja e gardës për të qetësuar tensionet.

Megjithatë nuk është e qartë se çfarë u tha mes tyre pasi të gjithë ishin pa mikrofon të ndezur.

Kujtojmë se kjo është seanca e fundit parlamentare për këtë vit.

FOTO GALERI
12/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA