Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, është zhvilluar seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi i PD, avokati Rezart Kthupi ka kërkuar t’i jepet kohë prej 2 ose 3 ditë, për t’u njohur me aktet, duke bërë që Apeli të shtyjë me tre ditë seancën.

“Sot në date 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike te Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet një kohe prej 2 ose 3 dite, për tu njohur me aktet. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim te ndërmjetëm, vendosi të pranojë kërkesën dhe te shtyje seancën për në datë 22.12.2022, ora 9:00.”- thuhet në njoftim.

 

Top Channel