“Objektivi i vendosur nga Putin u arrit”/ Deputeti rus pretendon se Kremlini ka përfunduar çmilitarizimin

20/12/2022 17:15

Deputeti rus Oleg Matveichev deklaroi ditën e sotme se Rusia përfundoi çmilitarizimin e Ukrainës në prill ose maj dhe televizioni shtetëror i Kremlinit duhet të ndalojë përdorimin e termit “forcat e armatosura ukrainase”.

Në një video të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, politikani rus shihet duke pretenduar në televizionin shtetëror se shumica e municioneve dhe armëve të Ukrainës janë nga NATO.

“Në fakt, objektivi i vendosur nga Putin në lidhje me çmilitarizimin e Ukrainës u arrit në fakt në prill ose maj, nëse jemi të sinqertë. Deri atëherë, Ukraina nuk kishte më forcat e armatosura që kishte në fillim të konfliktit. Në prill, flota e tyre dhe forcat ajrore, plus shumë të tjera u shkatërruan. Ajo që kishte mbetur u mbarua atëherë“, tha ai sipas Sky News.

Ai vazhdoi të pretendonte se gjithçka që kishte mbërritur në vend që atëherë ishte “nga NATO”.

“Ndoshta është koha që ne të ndalojmë përdorimin e termit “forcat e armatosura ukrainase” si të tillë në programet tona televizive dhe kudo tjetër dhe thjesht të themi se forcat e NATO-s janë tërhequr në Ukrainë”, shtoi Matveichev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA