“Krenaria” e ushtrisë gjermane/ 100 miliardë euro, asnjë tank Puma nuk funksionon

20/12/2022 13:29

Qeveria gjermane vendosi modernizimin e ushtrisë pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. 100 miliardë euro do të hidhen për këtë qëllim, e sipas mediave vendase, kjo shumë, sado të duket e tillë, nuk është aspak e ekzagjeruar.

Bundeswehri u përball një ditë më parë me një skandal: gjatë stërvitjes së tij të fundit me tanket me të mira që ka, Puma, asnjëri prej tyre nuk funksiononte. Opozita e akuzoi ekzekutivin për keqmenaxhim të Bundesëehr-it nga Kancelari Olaf Scholz, veçanërisht nën kontrollin e Ministres së Mbrojtjes Christine Lambrecht. “Është një makth”, tha nënkryetari i grupit parlamentar të demokristianëve, Johann Wadephul për programin e parë televiziv gjerman, ARD.

“Puma supozohet të jetë sistemi kryesor i armëve të ushtrisë gjermane. Dhe nëse Puma nuk është operacionale, atëherë ushtria nuk është operacionale”. Ministria Lambrecht i pranoi kritikat e tha se “trupat gjermane duhet të jenë absolutisht në gjendje të mbështeten në sistemet e armëve që janë të fuqishme dhe të qëndrueshme në luftime”.

Dështimi i Puma-s nuk është e vetmja mangësi alarmuese në ushtrinë gjermane. Së fundmi u raportua në media të ndryshme se Bundeswehr kishte municion vetëm për dy ditë luftime intensive. Shifra me sa duket doli nga burime të paidentifikuara nga qarqet e mbrojtjes. Nëse është e vërtetë (gjë që nuk mund të konfirmohet pasi është një sekret shtetëror), rezervat e municioneve të Gjermanisë janë shumë më poshtë standardeve të NATO-s, e cila kërkon që çdo vend anëtar të ketë një rezervë municioni 30-ditor.

Sipas ekspertëve të mbrojtjes, Gjermania do të duhej të investonte 20 deri në 30 miliardë euro vetëm për të kompensuar këtë mangësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA