Inteligjenca artificiale zbulon formacionin “top” të Botërorit, shpall Mbappe më të mirin

20/12/2022 09:31

Kualiteti dhe sasia e aksioneve në të cilat kanë marrë pjesë lojtarët, janë dy kriteret me të cilat Inteligjenca Artificiale, Olocip ka zgjedhur 11-tshen më të mirë të Kupës së Botës në Katar.

Olocip sqaron se një lojtar vlerësohet pozitivisht nëse në aksionin ku ka marrë pjesë janë rritur shanset e skuadrës së tij për të shënuar gol, apo në rastin e një mbrojtësi nëse ia ka dalë të zbusë rrezikun për portën e tij ndërsa në këtë aspekt nuk janë marrë parasysh penalltitë të cilat edhe kur nuk janë shënuar nuk janë vendosur si një plus për paraqitjet e portierëve.

Si lojtari më i vlerësuar në formacionin e Inteligjncës Artificiale rezulton Kylian Mbappe që në Botëror fitoi Këpucën e Artë falë tetë golave të shënuar, ndërsa në llogarinë e tij janë edhe dy asiste.

Nga skuadra e Francës gjithashtu bëjnë pjesë edhe Theo Hernandez me Tchouameni, ndërsa në qendër të mbrojtjes bie në sy dyshja e Kroacisë, Lovren me Gvardiol. Në portë, si më i miri turneut rezulton Noppert i Holandës, ndërsa pjesë e 11-tëshes janë Hakimi, Kovacic, Saka si dhe Julian Alvarez e padyshim Leo Messi që është edhe lojtari me vlerësimin e dytë më të lartë pas Mbappe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA