Ora është 8:00 e mëngjesit.

Në qytetin e Mitrovicës së Veriut janë vendosur një numër i madh flamujsh serbë duke bërë kështu ndarjen e qartë me pjesën jugore të Mitrovicës ku jetojnë shqiptarët. Ka shumë pak lëvizje në rrugë dhe banorët nuk i preferojnë shumë kamerat.

Ata janë refuzues ndaj medias dhe intervistave. Të tjerë thonë se situata është e qetë dhe pa probleme. Nga komuniteti serb, e vetmja qytetare që pranoi të japë një mesazh për Inside Story ishte kjo qytetare e cila në fakt, htotë se nuk shikon asnjë problem, pavarësisht tensioneve.

“Mirë është situata, jetoj këtu prej vitesh dhe askush nuk më ka bezdisur apo edhe unë ti kem bezdisur. JO JO, ska problem. Kunata ime sapo më thirri për një drekë, ajo jeton në Lagjen e Boshnjakëve. Cfarë mund të them tjetër, jetoj në një nga ndërtesat këtu, shqiptarët jetojnë afër apartamentit tim. Shkojmë shumë mirë. Më thërrasin për kafe. Shkoj te vendet e tyre për kafe. Çfarë mund të them më tepër?” u shpreh banorja serbe.

Nga ky mesazh, kuptojmë se më shumë se konflikt ndëretnik, tensionet që krijohen gjejnë shpjegim tek retorika nacionaliste e Beogradit që aktivizon grupe ekstremiste.

Situata që i shkojnë për shtat edhe interesave të grupimeve të tjera të nëndhsshme me interesa të mëdha ekonomike.

“Qytetari normal serb, edhe ai është peng i këtyre budalliqeve”, u shpreh Skënder Sadiku, Zv/Kryesues i Kuvendit Komunal, Mitrovicë Veriore.

“Bandat kriminale tash e sa kohë kanë dashur të kenë në justifikim që këtë pjesë ta bashkojnë me Serbinë në mënyrë që të thonë ne nuk kemi siguri këtu pasi disa net më herët kanë tentuar me disa metoda banditeske që ti largojnë fëmijët e tyre dhe gratë nga banesat në mënyrë që të thonë se ne nuk kemi siguri. Dëshirojnë që të përsë ritet rasti Olluja ku dëshirojnë që Albin Kurti të sjellë forcat speciale të policisë Rosu dhe të ndodhë një spastrim etnik në Mitrovicë . Por kjo nuk është e vërtetë ”, u shpreh politologu, Abdulla Sadiku.

Top Channel