Donald Trump i propozon Kongresit ‘3 hapa thelbësorë’ për krizën kufitare të emigrantëve (fotot)

20/12/2022 21:23

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje presidentit Joe Biden të ndërmarrë “tre hapa thelbësorë” në lidhje me krizën e vazhdueshme kufitare që vijon në jug të vendit.

Trump bënte me faj Biden për ftesën e “milionë emigrantëve ilegalë që infiltrohen në vendin tonë në formën e një pushtimi gjigant të jashtëligjshëm”.

“Tanimë, pas njoftimit të 1 prillit 2022 që i jep fund ligjit tim të deportimeve ‘Title 42’, dhe pas refuzimit të shumë apelimeve gjyqësore, Biden po merr atë që ka dëshiruar përherë: mbylljen e sigurisë efektive të kufijve të SHBA,” tha Trump në rrjetin Twitter.

Komentet e tij vijnë një javë pasi një gjykatës federal urdhëroi skualifikimin e ligjit të epokës Trump që thjeshtëzonte largimin e të huajve të jashtëligjshëm që vinin nga kufiri jugor.

Por në vend të apelimit të vendimit, departamenti i Biden për sigurinë e brendshme i kërkoi gjykatës vetëm “pesë javë kohë për nisjen e zbatimit.”

Zyrtarë të administratës Biden kanë pranuar më parë se pa ligjin ‘Title 42’, rreth gjysmë milionë emigrantë vijnë në SHBA nga kufiri jugor çdo muaj, shkruan rrejti konservator vendas Breitbart.

Trump kërkonte gjithashtu ndalimin e amnistive për emigrantët duke e quajtur “katastrofë historike.”

“Mungesën e ligjit që po sjell Joe Biden e bëjnë vetëm kartelet kriminale, pasi ai po shpërblen këdo që shkel ligjet e vendit tonë,” tha Trump në lidhje  me amnestinë e mundshme.

“Kjo do të sillte në një vërshim masiv të huajsh e drogash në vendin tonë dhe në komunitetet amerikane”, tha ai, duke iu referuar krizës tashmë të gjerë të varësisë së drogave të rënda në shumë qytete jugore e perëndimore të SHBA.

Trump më pas i bëri thirrje Kongresit të ndërmarrë tre veprime thelbësore në lidhje me krizën:

E para ishte ndalimi “TOTAL dhe i përhershëm” për shpenzimet e presidentit ndaj emigrantëve, duke iu referuar ligjit të propozuar të njohur si “Omnibus Bill”.

Së dyti Trump i bëri thirrje Kongresit të kodifikonte ligjet e emigracionit të epokës Trump, në ligje federale.

Dhe më në fund ish-presidenti i bëri thirrje kongresmenëve të vendosin “dënime kriminale” për zyrtarët që ndihmojnë ose lejojnë lëshimin masiv të emigrantëve brenda SHBA.

“Ajo që ekstremistët e hapjes së kufijve po i bëjnë vendit tonë është kriminale, dhe si e tillë duhet të dënohet”, tha Trump.

“Ndërkohë teksa presim valë të tilla të papara ndonjëherë emigracioni, lutjet tona janë me rojet e guximshme kufitare që janë tradhtuar mizorisht nga Biden,” tha Trump.

“I falenderojmë ata për shërbimin dhe mbajtjen jashtë vendit tonë  të kriminelëve gjakpirës, bandave mizore, trafikantëve të grave të fëmijëve.”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA