Dekorimet ruse të Krishtlindjeve përfshijnë skulptura të frikshme ushtarësh e simbolesh ‘Z’ të luftës (fotot)

20/12/2022 16:10

Zyrtarët në qytetin siberian të Chita kanë gdhendur një seri skulpturash të çuditshme akulli për festat e fundvitit, teksa përpiqen të vijojnë propagandën e regjimit për luftën e Putin në Ukrainë.

Gëzimi i festave duket se është zëvendësuar një patriotizëm të pakuptimtë Krishtlindjesh, në qytetin qendror të Siberisë, rreth 4000 km larg Moskës.

Në qendër të qytetit, skulptura e Baba-dimrit luan rolin e Plakut të Krishtlindjeve në Rusi, por tashmë duket e përfshirë nga propaganda e luftës.

Mes statujave jashtë sallës së koncerteve të qytetit,  një grua prej dëbore mban një flamur me ngjyrat kombëtare të Rusisë.

Ndërsa sheshi Lenin në Chita është zbukuruar me disa pemë Krishtlindjesh, të gjitha të dekoruara me shkronjën “Z” – simboli i përpjekjes rusë të luftës.

Në vend të letrave për Plakun e Vitit të Ri, fëmijët në Chita po i shkruajnë letra ushtarëve që luftojnë në front, shkruan rrjeti britanik BBC.

Por ajo që të bie në sy në qendër të qytetit janë skulpturat e militarizuara të ushtarëve, dhe shumica e banorëve vendas ishin dakord me vendimin, shkruan BBC.

Një grua e identifikuar si Tatyana tha për mediat: “Ne po luftojmë një luftë, është e drejtë të kemi ushtarët këtu”.

“Normalisht duhet të kishim plakun e Vitit të Ri, lepurushët apo ketrat, por është një shenjë e kohës”, shtoi ajo.

Ndërsa Ludmila tha se ishte e shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke përdorur më pas shprehje nga mesazhet e propagandës së Kremlinit: “Po luftojmë kundër nazistëve. Ka shumë prej tyre atje”.

Ludmila shton më tej: “Rusia po sulmohet në të gjitha frontet, duke përfshirë dhe propagandën LGBT. Po mundohen të na imponojnë këto ide, por ne i refuzojmë idetë aliene.

“Ne kemi vlerat tona ruse. Është e vështirë ta shpjegoj me fjalë por kështu e ndjej.”

Gazetari i BBC, Steve Rosenberg shtonte se shpesh dëgjon qytetarët që përsërisin fjalë për fjalë në “opinionet e tyre” transmetimet anti-perëndimore të aparatit mediatik shtetëror.

FOTO GALERI
3/5
Ndërsa Ludmila tha se ishte e shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Ukrainë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA