3 vetëvrasje brenda javës në aeroplambajtëse, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, thonë hetuesit (fotot)

20/12/2022 19:32

Një hetim i Marinës së SHBA tha sot se tre vetëvrasje brenda një jave mes ushtarakëve në një aeroplambajtëse në Virginia, “nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.”

Zyrtarët thanë se vdekjet e pashpjeguara në muajin prill mes ekuipazhit të aeroplanmbajtëses USS George Washington, ishin si rezultat i stresit  “individual” të secilit prej marinarëve, që u ndihmuan nga prezenca e “mjeteve të gatshme” për të vrarë veten, në atë që ata quanin “gjendje e turbullt mendore”.

Raporti i komandës detare vjen teksa ajo po heton një seri vetërvasjesh në njësi të tjera të marinës dhe ushtrisë. Në bazën tjetër fqinje në Norfolk, Virginia nga tetori deri në nëntor kanë vrarë veten katër marinarë të qendrës mjekësore ‘Mid-Atlantic Regional Medical Center’.

Marina ka nisur hetime për të zbuluar nëse ka rrethana të ngjashme mes vdekjeve, si dhe po heton rrethanat e secilës.

Tre marinarët ishin të stacionuar në aeroplanmbajtësen USS George Washington, që po kryen punime të gjata mirëmbajtjeje në kantieret detare të Newport News. Marinarët e ndjerë punonin në reparte të ndryshme dhe hetimet nuk zbuluan se kishin lidhje me njëri tjetrin.

Marina tha se vdekjet nuk ishin të lidhura por hetimet zbuluan “çështje serioze me kushtet e jetesës” në bordin e anijes , të cilat u përshkruan në detaje për rrjetin CNN News.

Hetimet zbuluan gjithashtu mungesë kujdesi për shëndetin mendor të efektivëve disa prej të cilave prisnin takime me mjekët prej 4-6 javësh. Në 18 muajt para vdekjeve, anija kishte raportuar 2,600 takime të shëndetit mendor për stafin.

Autoritetet kanë rekomanduar trajnime për parandalimin e vetvrasjeve dhe shtimin e burimeve të mbrojtjes së shëndetit mendor të marinarëve. Ata sugjeronin gjithashtu që efektivët të ndanin kohën e tyre si në det dhe në tokë.

FOTO GALERI
2/4
Natasha Huffman, 23 vjece e vetevrare

Top Channel