Vatikani përjashton priftin amerikan pro-Trump, për postimet anti-abort (fotot)

19/12/2022 17:50

Vatikani ka njoftuar sot përjashtimin e një zyrtari të vet me bazë në SHBA, për postime “blasfemike” në rrjetet sociale dhe për aktivizëm në mbështetje të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në letrën e Vatikanit për urdhrin e peshkopëve në SHBA, prifti  Frank Pavone, akuzohej për “mosbindje të vazhdueshme”.

Në vitin 2016, Pavone, i cili drejton grupimin anti-abort ‘Priests for Life’, kishte vendosur një fetus të abortuar në altar dhe e kishte transmetuar videon online.

Shkarkimi i tij nga urdhri nuk mund të apelohet.

Shkarkimi i priftit nga Vatikani do të thotë heqje e statusit të klerikut, shkruan rrejti britanik BBC, dhe është nga dënimet më të ashpra në ligjet e Kishës.

Pavone ka qenë një aktivist i hapur anti-abort e pro-Trump praj gati një dekade, duke qenë protagonist përplasjesh me zyrtarë të tjerë të dioqezave në SHBA, ndërsa komenton shpesh pikëpamjet e tij në platformat e mediave sociale.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020 kisha dënonte përdorimin e rrjeteve sociale nga Pavone për të hedhur dyshime mbi zgjedhjet e humbura nga Trump.

Zyrtarët thonin se Pavone kishte pasur shumë mundësi për të korrigjuar veten dhe se për veprimet e tij nuk ka më justifikim.

Në një video Pavone zotohet se “lufta” e tij ndaj abortit do të vazhdojë dhe akuzon Kishën për ‘kulturë të fshirjeve’, ose siç njihet në SHBA “cancel culture”, lëvizja e viteve të fundit të përmbysjes së vlerave dhe besimeve, duke hedhur poshtë masivisht ide që deri pak më parë konsideroheshin ‘të patundshme’.

FOTO GALERI
2/3
Pavone ka qenë një aktivist i hapur anti-abort e pro-Trump prej gati një dekade

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA