Samiti COP15 i OKB-së/ Kombet arrijnë marrëveshje ‘historike’ për të mbrojtur natyrën

19/12/2022 12:47

Kombet e OKB-së kanë arritur një marrëveshje historike për mbrojtjen e biodiversitetit deri në vitin 2030, në samitin Cop15 që u mbajt mëngjesin e kësaj të hëne në Montreal, Kanada.

Gjithashtu janë vendosur objektiva për mbrojtjen e ekosistemeve jetike si të drejtat e popujve indigjenë.

Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë:

-Ruajtja, përmirësimi dhe restaurimi i ekosistemeve, duke përfshirë ndalimin e zhdukjes së specieve dhe ruajtjen e diversitetit gjenetik.

-“Përdorimi i qëndrueshëm” i biodiversitetit – në thelb duke u siguruar që speciet dhe habitatet mund tu ofrojnë shërbimet që ofrohen për njerëzimin, si ushqimi dhe uji i pastër.

-Sigurimi që përfitimet e burimeve nga natyra, si ilaçet që vijnë nga bimët, të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe që të drejtat e popujve indigjenë të jenë të mbrojtura.

-Pagesa dhe vendosja e burimeve në biodiversitet: Sigurimi që paratë dhe ndihmat të shkojnë atje ku nevojiten.

Samiti në Montreal ishte konsideruar si “shansi i fundit” për ta vënë natyrën në rrugën e rimëkëmbjes. Gjatë gjithë bisedimeve pati përçarje mbi forcën e ambicies dhe mënyrën e financimit të planeve.

Presidenti i COP 15, ministri Huang Runqui, hodhi poshtë pavarësisht kundërshtimeve nga Republika Demokratike e Kongos, e cila tha se nuk mund ta mbështeste marrëveshjen.

Marrëveshja pason disa ditë negociatash intensive. Të shtunën, ministrat mbajtën fjalime rreth nevojës për të rënë dakord për qëllime të qarta për ta vënë natyrën në rrugën drejt rimëkëmbjes deri në fund të dekadës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se me pyjet dhe kullotat që humbasin me ritme të papara dhe oqeanet nën presionin e ndotjes, njerëzit po e shtyjnë Tokën përtej kufijve të sigurt.

Një pikë kyçe pengese ka qenë financa. Në jehonën e samitit të klimës, COP 27, në Egjipt, disa vende kanë bërë thirrje për krijimin e një fondi të ri për të ndihmuar në ruajtjen e biodiversitetit, por kjo u refuzua nga të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA