Legjenda e futbollit, braziliani Pele, ka uruar Lionel Messin dhe Argjentinën për fitoren e Kupës së Botës, por edhe Kylian Mbappenë për golat e tij në finalen e Katarit.
Në një mesazh të postuar në Instagram, Pele shkroi:
“Sot futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë emocionuese. Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e karrierës së tij. Miku im i dashur, Mbappe, shënoi katër gola në një finale. Çfarë dhuratë ishte të shijoje këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoj Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë.”
Më pas, përfundimi i postimit:
“Urime Argjentinë! Diego sigurisht që po buzëqesh tani”, duke iu referuar Maradonës (u nda nga jeta në vitin 2020), që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në “Meksikë 1986”.
Top Channel