“Messi është nga Rosario, edhe Di Maria është Rosario, ata të dy shënuan sot dhe na dhanë Kupën e Botës”, thotë një prej tifozëve të intervistuar në Rosario, qyteti lindjes së heroit të Argjentinës, pas fitores dramatike të finales.
Emiliano Gamarra, argjentinas që punon si kuzhinier në Irlandë, tregon emocionet e tij gjatë ndeshjes së të dielës mbrëma.
“Unë jetoj në Irlandë por i thashë shefit se do të shkoj të shikoj finalen në Argjentinë me familjen. Unë jam nga Rosario, andej nga janë dhe futbollistët Messi e (Angel) Di Maria, prandaj të festoj këtu sot është e mrekullueshme”.
Ndërsa 70 vjeçari Alfredo Bruno Pereyra, ish-kampion garash me barka, thotë se është krenar për futbollistët argjentinas që luajnë në klubet e Evropës.
“Gjëja më e rëndësishme është se shijuam së bashku këtë fitore të mrekullueshme. Futbolistët tanë që luajnë në Evropë përfaqësuan aq mirë kombëtaren, jam shumë krenar”.
Micaela Lourdes, tifoze 20 vjeçare e Argjentinës, shtonte: “Edhe unë ashtu si Messi jam tifoze me skuadrën vendase Newell, ku ka luajtur dikur dhe Scaloni”.
“Kemi lojtarë shumë të mirë në skuadrën kombëtare por personalisht më vjen mirë Di Maria shkëlqeu dhe arriti të shënojë gol”.
Sandra Rufinelli , tifozë e Argjentinës nga Paraguaji fqinjë, tha: “Kemi ardhur këtu për të ndjekur kombëtaren e Argjentinës, për të mbështetur fqinjin tonë Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.”
Top Channel