Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço dha deklarata shumë të forta këtë të hënë në emisionin Top Story në lidhje me Policinë e Shtetit.
Ai tha se në flotën e policisë shumica prej makinave janë të marra me qira nga kompanitë private dhe policët që patrullojnë e kanë të përcaktuar kilometrazhin mujor.
Eksperti u shpreh se policët duhet të paguajnë 5 euro për kilometër nëse kalojnë shifrën e përcaktuar nga kompania private.
“Ato orët jashtë orarit janë rregulluar deri diku, unë jam këtu për të qenë shumë objektiv, ushqimi është një mënyrë për të respektuar dinjitetin e çdo polici, ata ende hanë byreqe e pica në makinat e policisë dhe pritet që vitin tjetër të ketë një 7500 lekësh. Ka edhe një gjë për ta mbyllur këtë argument, që duhen mbështetur, duhen larguar nga politka që të tregojnë vërtet a kanë merita apo nuk kanë, kush nuk ka…e kanë kthyer akademinë si shkollë reudukimi. Unë nuk kam dëgjuar të emërohet profesor njeri, është titull akademik, Këta e emerojnë për t’i thënë shko aty se ke karton të verdhë. Gjëja e dytë që më ka bërë përshtypje, makinat që kanë marrë, flota që ka përmendur ish ministri i Brendshëm janë shumica me qira që ia marrin kompanive, duhet të plotësojnë një normativë mujore 2800 km. Në muaj në patrullim, një km më tepër duhet të paguajë 5 euro kilometrin gjobë polici në rast se kalon kilometrazhin një kompanie private”, tha Karamuço.
Top Channel