Ndryshon presidenca pas 35 vitesh, klubi i njohur me pronar amerikan

19/12/2022 22:12

Lyoni, një nga klubet më të njohura franceze, ka një pronar të ri. Jean-Michel Aulas shiti në verë shumicën e aksioneve pas 35 vitesh në krye të klubit francez.

Nën presidencën e tij, Lyoni përjetoi periudhën më të shkëlqyer dhe më të suksesshme në histori.

Skuadra franceze fitoi 18 trofe gjatë “mbretërimit” të 73-vjeçarit, ku bien në sy shtatë titujt kampion radhazi (2002-2008) dhe shumë perfomanca fantastike në Champions League, vite kur Lyoni eliminonte skuadra si Real Madrid.

Në vitin 2008, sipas revistës prestigjioze Forbes, francezët renditeshin në vendin e 13-të për sa i përket klubeve më të pasur në planet.

Aulas u bë i famshëm për aftësitë e tij të shkëlqyera menaxheriale, rritjen e talenteve të rinj dhe shitjen e mëvonshme të tyre për shuma të majme.

Prej ditës së sotme, Lyoni ka aksioner kryesor dhe automatikisht president amerikanin John Textor, i cili ka aksione edhe tek anglezët e Crystal Palace (40%).

Biznesmeni 57-vjeçar, kreu i “Eagle Football Holding” zotëron edhe dy klube të tjera: brazilianët e Botafogos dhe belgët e RWD Molembek./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA