Dikur një ndër qendrat më të rëndësishme të jetuara nga shqiptarët, qytetit të alfabetit, Manastirit, sot në Maqedoninë e Veriut, historia i ka mbetur më së shumti në libra e dokumente.

Të tkurrur në pakicë,  shqiptarët këtu përballen edhe sot me vështirësi të shumta për të ruajtur e dëshmuar identitetin e tyre.

Kjo është arsyeja për të cilën gazetari dhe autori i ciklit “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel Marin Mema, ka qenë pjese e një organizimi në këtë qytet, të harruar thuajse plotësisht nga Tirana zyrtare.

Marin Mema: Mua më dhemb jashtëzakonisht shumë që shteti shqiptar nuk është prezent, aq shumë sa ç’duhet këtu. Qyteti i Manastirit nuk mund të jetë një vend ku vihet vetëm një ditë të vitit. Është vend i shenjtë për identitetin tonë kombëtar.

Gazetari Mema ka kërkuar që politika shqiptare në Tiranë, Kosovë e Shkup të këtë më shumë në vëmendje qytetin e Alfabetit dhe siç ai theksoi për ta bërë këtë nuk mjaftojnë fjalët.

Marin Mema: Nuk ka rëndësi sa larg gjeografikisht jemi nga njëri-tjetri, por është kjo gjuhë e shenjtë që na bashkon.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA