Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Dikur një ndër qendrat më të rëndësishme të jetuara nga shqiptarët, qytetit të alfabetit, Manastirit, sot në Maqedoninë e Veriut, historia i ka mbetur më së shumti në libra e dokumente.
Të tkurrur në pakicë, shqiptarët këtu përballen edhe sot me vështirësi të shumta për të ruajtur e dëshmuar identitetin e tyre.
Kjo është arsyeja për të cilën gazetari dhe autori i ciklit “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel Marin Mema, ka qenë pjese e një organizimi në këtë qytet, të harruar thuajse plotësisht nga Tirana zyrtare.
Marin Mema: Mua më dhemb jashtëzakonisht shumë që shteti shqiptar nuk është prezent, aq shumë sa ç’duhet këtu. Qyteti i Manastirit nuk mund të jetë një vend ku vihet vetëm një ditë të vitit. Është vend i shenjtë për identitetin tonë kombëtar.
Gazetari Mema ka kërkuar që politika shqiptare në Tiranë, Kosovë e Shkup të këtë më shumë në vëmendje qytetin e Alfabetit dhe siç ai theksoi për ta bërë këtë nuk mjaftojnë fjalët.
Marin Mema: Nuk ka rëndësi sa larg gjeografikisht jemi nga njëri-tjetri, por është kjo gjuhë e shenjtë që na bashkon.
Top Channel