Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, është shprehur këtë të hëne në “Top Story” se lufta kundër korrupsonit dhe krimit të orgnizuar është e pamundur të luftohet vetëm nga policia por duhet të bëhen të gjithë bashkë për ta luftuar.
Ai tha se edhe uniformat blu duhet të kenë një nivel kualifikimi më të lartë se sa thjeshtë akademia dhe duhet të vijnë nga radhët e univrtisteteve elitare në vend.
Lleshaj shtoi se kërkesa për rritjen e pagave të policëve është bërë në çdo buxhet dhe se vulnerabiliteti rritet më shumë kur janë pagat e ulëta prandaj kjo është një arsye e fortë për të rritur pagën e tyre.
Sandër Lleshi: Krimi para se të luftohet me policë duhet të luftohet me mësues se kur vjen puna tek policët ne luftojmë pasojat dhe jo krimin. Lufta kundër krimit është diçka shumë serioze dhe nuk mund t’i lihet në dorë vetëm policëve. Policët duhet të vijnë nga universitetet elitare të vendit jo nga akademia e policisë. Propozimet për pagat janë bërë në çdo buxhet si nje problem i madh kanë qenë borxhet që policia kulmonte ndaj anëtarëve të saj. Pagat duhet të trajtohen në kompleksin e tyre. Vulnerabiliteti rritet kur pagat janë të dobëta, ai që shitet shitet nuk mund të shmangen rastet e tilla. Unë jam përpjekur të identifikoj atë që kam mundur por kur je brenda nuk mund të shohësh çdo gjë, duhen parë pak nga larg.
Top Channel