Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të hënë në emisionin Top Story në Top Channel tha se krimi i organizuar është fuqizuar vitet e fundit në vendin tonë.

Paratë e krimit të siguruara nga kriminelët gjenerohen, sipas ekspertit, dhe është shumë e vështirë që t’i gjurmosh ato.

Ervin Karamuço: Ka problematika të shtuara sidomos vitet e fundit sepse ne kemi të fuqizuar krimin e e organizuar dhe për sa kohë ka kontroll, më shumë etnitete që janë publike dhe private vihen në përdorim të tyre.

Grida Duma: Ku i çon krimi këto asete?

Ervin Karamuço: Për këto asete kërkohet një kapacitet shumë i madh që të ketë aftësi për të gjeneruar para, sepse kemi njerëz që hetohen për pastrimin e parasë.

Grida Duma: Dy raporte kanë qenë shumë skeptike për nivelin e lartë të ndëtimeve, pse nuk ndiqet paraja?

Ervin Karamuço: Ka një problematikë nga korrupsioni, është një prej plagëve kryesore që shkaktohen këto fenomene. Do t’ju jap një shembull ku policia spanjolle erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe kreu kontrolle, pasi ishin mashtruar qytetarët e saj përmes call centerave me rreth 50 milionë euro dhe kur ikën, ikën të mërzitur, ata thanë që nuk gjetëm lekët, ku janë lekët, se janë që janë këtu, por janë të tjetërsuara. Qytetërt duan lekët jo njërëz prapa hekurave. Çështja e call centerave është nën hetim nga drejtësia spanjolle. Janë ende nën hetim shumë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA