Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të hënë në emisionin Top Story në Top Channel tha se pas dëshmive të Nuredin Dumanit, shumica prej kriminelëve janë larguar nga vendi.

Ata japin urdhra nga jashtë vendit, sipas Karamuços, i cili shtoi se janë mbi 30 organizata kriminale shqiptare.

Karamuço: Pas hapjes së dëshmive të Dumanit shumica e tyre janë larguar, veprimtaritë i bëjnë nga vendet ku janë, janë mbi 30 organizata kriminale shqiptare. Janë 98 vepra penale në ditë në një popullsi që është tkurrur diku 2.2 milionë, një shifër jo shumë e…një shifër që nuk na takon. Ne jemi të gjashtët për vrasje në Evropë, do ndryshojë dhe për të sqaruar se pse janë 43 vrasje dhe jo 61, janë shifra reale, gazetarët më jepnin shifra më të ulëta, policia jepte shifra më të larta se sa gazetarët, sepse disa prej ngjarjeve nuk janë publikuar.

Ndërsa ish-ministri Sandër Lleshaj u shpreh se informacionet mbi vrasjet janë të detyruara të publikohen.

Lleshaj: Kronika policore është e detyruar të publikohet. Nuk mbahen dot sekret edhe po të dojë policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA