Irani i gatshëm të rifillojë marrëveshjet me Arabinë Saudite

19/12/2022 18:20

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian, ka deklaruar ditën e sotme se vendi i tij është i gatshëm, që të rifillojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, në momentin që “Riadi të jetë i gatshëm”.

“Teherani është I gatshëm, të rinisë lidhjet diplomatike me Riadin dhe të rihapë ambasadat atje”- u shpreh ministri Abdollahian, në forumin e dialogut në Teheran ditën e sotme.

Diplomati Iranian është shprehur se është I gatshëm për një takim të përbashkët me homologët e tij nga vendet e Arabisë Saudite, në një Samir rajonal për Irakun.

Në samit do të marrin pjesë Irani, Iraku, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca, si dhe Bahreini dhe Omani, të cilët do të marrin pjesë si të ftuar.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike pasi misionet diplomatike saudite u sulmuan nga turma të zemëruara në janar 2016 pas ekzekutimit të klerikut shiit saudit, Sheikh Nimr al-Nimr

Dy rivalët rajonalë janë angazhuar në negociata, të ndërmjetësuara nga Bagdadi, muajt e fundit në një përpjekje për të rivendosur lidhjet e tyre.

Raundet e fundit të bisedimeve kanë zbutur tensionet, me Amir-Abdollahian në korrik duke lënë të kuptohet se bisedimet do të avancojnë nga niveli i sigurisë në atë politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA