Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në rrugën Mylsym Keta ka nisur të prishet këtë të hënë, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.
Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e pallatit.
Instituti i Ndërtimit më herët e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin. nëpërmjet një shkrese që mban datën 15 dhjetor 2022, se Pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.
Në vitin 2020, pas analizave të kryera nga inxhinierët dhe ekspertët, Inspektorati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re.
Është kjo ekspertizë e Institutit të Ndërtimit që vë në lëvizje, sipas ligjit, Bashkinë e Tiranës, që ka për detyrë ta zbatojë atë, duke marrë masat për shembjen e pallatit dhe strehimin e familjeve në apartamente të reja.
Top Channel