Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar stilisti i njohur Niko Komani.

Përmes disa fotove nga fëmijëria e deri tani, ai ndau disa nga momentet më të bukura dhe më të vështira të jetës.

Niko kujtoi fëmijërinë, ku që në moshën 5 vjeçare kishte një pasion për modën, të bukurën dhe televizionin.

Ai pohoi se vitet që jetoi në Greqi e ndihmuan shumë për atë që është sot, por nuk la pa përmendur se është ndjerë hera-herës i bullizuar.

“Kur jam kthyer jam bullizuar që nga dita 1. Erdha i veshur me ngjyra në një Tiranë të zymtë dhe gri. Komentet e njerëzve mua nuk më prekin dhe njerëzit kanë inat që unë nuk prekem”, tha ndër të tjera ai.

Komani kujtoi punën e parë dhe gjeti rastin të falenderonte Dalina Buzin, por edhe këngëtaren Poni për rrogën e parë që i kishte dhënë.

Gjatë bisedës Niko u surprizua nga dy mikeshat e tij, Sara Kolami dhe Kiara Tito, të cilat e bënë të shpërthejë në lot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA