
23/02 18:08
Sipas Vitalii Kim, kreut të administratës ushtarake rajonale, forcat ukrainase rrëzuan 10 drone Shahed të prodhuar nga Irani, të nisur nga Rusia mbi rajonin e Mykolaiv të hënën.
Kim shtoi se “forcat pushtuese ruse sulmuan Ukrainën me dronët vetë-shpërthyes ‘Shahed-136’ të prodhuar nga Irani”, duke shtuar se 10 prej dronëve u “shkatërruan”.
Më herët të hënën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 35 dronë ishin gjuajtur drejt Ukrainës.
Top Channel