Vajza e ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, i cili u dënua të premten nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg për krime lufte ka reaguar për herë të parë për emisionin Shqipëria Live.

“Patjetër që është e rëndë për ne si familje, por që ne jemi të fortë, babi është i fortë dhe ne besojmë tek babi dhe tek ushtria jonë”, tha Buna Mustafa.

Ajo zbuloi se hera e fundit që ka komunikuar me babanë ka qenë menjëherë pas gjykimit.

“Deri në momentin që nuk kisha konktakt me të isha e shqetësuar për të, por në momentim që u pamë ishim të dy të reklakusar, kam pas një bisedë shumë të çlirtë dhe të ndjerë me të,  jemi koklartë sepse besojmë shumë në veprimet dhe veprimtarinë e babit prandaj ishte një bisedë shumë shoqërore dhe e ndjerë”, u shpreh vajza e Mustafës.

Sipas saj, ndaj Mustafës janë shkelur të drejta themelore në masa të rrepta sigurie ku gjatë një viti ai ka mundur të takojë vetëm familjen e tij dhe të jetë i izoluar nga gjithë pjesa tjetër.

Fillimisht kanë qenë rregullat e Covid 19 që e kanë penguar takimin e tyre që prej 24 shtatorit 2022, kur i ati u burgos në Hagë. Por edhe pas takimit, Buna tregon se ata asnjëherë nuk kanë mundur të flisnin në privatësi, pasi nuk i lejonin.

“Sipas informatave nga ekipi mbojtës i babit patjetër që kjo do vazhdojë në gjykatën e apelit dhe ne si familje presim reflektim të kësaj shkalle mbi vendimin që është dhënë mbi babin”, thotë Buna.

Ajo sqaroi statusin në Facebook ku shkruan: “Faleminderit familjarëve, miqve, të gjithë popullit, për këtë përkrahje! Por edhe unë kam të njëjtën pyetje: ‘Në emër të cilit popull?’”

Kjo pyetje sipas saj vjen pasi në seancën vendimtare nga gjykata thuhet ‘në emër të popullit të Kosovës’, dhe e sheh të padrejtë mënyrën si është shprehur gjykata në një vendim për një ushtar të lirisë.

A duhet të kishte një reagim më të fortë pasi priten edhe vendime të tjera për persona të tjerë?

“Nuk jemi as ata që kanë përdhuar dhe as ata që kanë kryer gjenocid, lufta me pushkë tani më ka mbaruar dhe jemi falenderues ushtarëve të lirisë dhe UÇK-së”, shtoi ajo, “Më duket poitike mosreagimi dhe luftërat tona nuk kanë mbaruar dhe ne duhet të jemi sa më të bashkuar, të ruajmë këtë liri dhe të punojmë për vendin tonë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA