![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Kampionati Botëror i futbollit përfundoi të dielën me finalen ndërmjet Argjentinës dhe Francës e cila u mbyll me triumfin e argjentinasve pas ekzekutimit të penalltive.
Kjo ishte hera e parë që një kampionat botëror u zhvillua në një vend aziatik, por interesimi ishte mjaft i madh.
Organi më i lartë i futbollit evropian, FIFA, raportoi këtë të hënë se Katari priti 1.4 milionë vizitorë gjatë Kupës së Botës, me një mesatare prej 53,000 spektatorësh për ndeshje në stadiume.
Një pjesëmarrje e përgjithshme prej rreth 3.4 milionë tifozësh ndoqën 64 ndeshjet në këtë kompeticion, në tetë stadiume, të ndërtuara në mënyrë strategjike më pak se një orë me makinë nga qendra e Dohas, gjë që u lejoi tifozëve të shikonin drejtpërdrejt më shumë se një ndeshje në ditë.
Top Channel