Faturat / Tre kurorat e familjes Ajazi prej dy vitesh marrin bonus qiraje secila! Dy javë më parë tërhoqën edhe bonusin e dhjetorit

19/12/2022 17:01

Ditën e sotme mediat e djathta raportuan se një e moshuar me mbiemrin Ajazi që jetonte në pallatin Nr..4 që u shemb sot në rrugën “Mylsym Keta” nuk ka marrë asnjë mbështetje.

Por nga një verifikim I thjeshtë rezulton se e vërteta është krejt ndryshe. Të tre kurorat e familjes Ajazi prej më shumë se një viti e gjysmë vijojnë që të marrin bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës që të jetonin në një banesë tjetër gjersa të marrin çelësat e banesës së tyre të re.

Por ndonëse kanë marrë lekët, ata kanë rrezikuar çdo ditë jetën e tyre duke jetuar në pallatin e deklaruar nga Instituti i Ndërtimit në rrezik shembje.

Familja Ajazi ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Verdi Ajazi që tashmë ka ndërruar jetë, Hafize Ajazi dhe Afrim Ajazi t kanë dalë fitues me VKB nr 58 datë 06.07.2022 në strukturën 2+1, dhe janë në pritje të hedhjes së shorteut për të përfituar banesën e re.

Aktualisht të tre kurorat trajtohen me bonus qiraje. Më konkretisht, nga faturat e Postës Shqiptare ata marrin bonuset, rezulton se bashkëshortja e Verdi Ajazit që ka ndërruar jetë merr bonues në shumën 18.000 lekë, sikurse dhe dy të tjerët Hafize Ajazi dhe Afrim Ajazi po ashtu marrin sedcili nga 18.000 lekë.

Pagesën e fundit madje e kanë tërhequr nga Posta Shqiptare vetëm dy javë më parë, më 7 dhjetor 2022 dhe kanë firmosur.

Pra, sikurse del dhe nga dokumentet, tre kurorat në familjen Ajazi jo vetëm që do të marrin banesat e tyre të reja, por kanë vijuar të tërheqin çdo muaj nga 180 mijë lekë bonus qiraje nga shteti

FOTO GALERI
3/4

Top Channel