Janë identifikuar dy shqiptarët të cilët mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në në Nea Zmirni të Athinës.

Gazetari Artur Bibe mëson se viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Organja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark.

41-vjeçari Çerçizaj është me origjinë nga Vlora, ndërsa 44-vjeçari Organja nga Berati.

Policia po heton lidhur me autorët. Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale. Çerçizi ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal.

Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona.

Top Channel