“Do bëj Messin tatuazh”, sulmuesi argjentinas mban premtimin

19/12/2022 22:45

Në Argjentinë janë të çmendur pas futbollit. Pasioni për lojën më të bukur me top, në Amerikën Latine është i madh, ndërkohë që i gjithë populli argjentinas po shijon e feston fitimin e Kupës së Botës për herë të tretë.

Tani është koha për të mbajtur premtimet dhe Dario Benedetto do e mbajë fjalën e dhënë. Sulmuesi i Boca Juniors, një idhull në “Bombonera”, ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares albiceleste.

Përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, 32-vjeçari deklaroi se do bënte tatuazh Leo Messin nëse kupa rikthehej në Buenos Aires. “Po bëj një tatuazh të Leo Messit. E premtova dhe do e mbaj fjalën.

Dua ta falënderoj gjithmonë Leon për fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën”, u shpreh sulmuesi, i cili luajti vetëm pesë herë përkrah idhullit të tij në Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA