Sezoni i ngrohtë i ‘kryeqytetit të ariut polar’ të Kanadasë, po zgjatet/ Arinjtë të uritur

19/12/2022 15:18

Churchill është quajtur “kryeqyteti i ariut polar”, ku është praktikë e zakonshme që njerëzit t’i lënë dyert e makinave të parkuara të hapura, në mënyrë që të tjerët të kenë ku të vrapojnë nëse ndeshen me një ari endacak.

Duket se arinjtë janë bërë më të rrezikshëm pasi sezoni pa akull deti në këtë pjesë të Arktikut Kanadez po zgjatet, duke i lënë arinjtë të paaftë për të gjuajtur foka.

Por ndërsa ariu polar bëhet një ikonë e ndryshimeve klimatike, gjendja e vështirë e arinjve në Churchill mishëron lidhjen e pazgjidhshme midis ruajtjes së botës natyrore dhe luftimit të ngrohjes globale.

Deri në vitin 2050, shkencëtarët thonë se kohëzgjatja e sezonit gjatë të cilit nuk ka akull mund t’i shtyjë arinjtë deri në pikën e urisë.

“Në 180 ditë (pa akull deti), ne fillojmë të shohim ndikime në suksesin e tyre riprodhues”, thotë Dr Lehner nga organizata bamirëse e ruajtjes PBI.

“Këta grabitqarë të gjithëngrënës do të hanë pothuajse çdo gjë që mund të gjejnë në tokë , duke përfshirë manaferrat, vezët, brejtësit e vegjël dhe madje edhe drerët”, shton ai.

Një studim i Shërbimit Gjeologjik të SHBA , duke përdorur të dhëna nga jakat e gjurmimit satelitor në më shumë se 400 arinj polarë në Alaskë, tregon se koha që ata kalojnë në tokë është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA