Tentoi të vriste një person në bashkëpunim me vëllanë në vitin 2017, ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari shqiptar

18/12/2022 13:25

 Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

Autori M. K. është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi M. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA