“The Guardian” e Londrës, një gazetë me reputacion të padiskutueshëm ka shkruar se gjurmë të kokainës në verën e vitit 2021, janë gjetur në vilën qeveritare të diplomacisë britanike, Chevening, në kohen kur ministrja e Jashtme e qeverisë së Boris Johnson ka qenë Liz Truss.
Ka qenë stafi i kësaj vile që i ka treguar “The Guardian” se ata kanë testuar një pluhur të bardhë në dhomën e bilardos të kësaj vile me një pajisje që ndryshon ngjyrën kur në të identifikohet prania e kokainës. Depozitime të pluhurit të bardhë janë gjetur edhe në tualete bashkë me qese të vogla plastike, apo facoleta me gjurmë të vjellash dhe gjaku që janë marrë nga koshat e plehrave, madje, në një tavolinë ngjitur po ashtu është gjetur një kartë e një dyqani e ngjashme me kartat e bankës që përdoren kur ndahet në viza kokaine.
Fillimisht Liz Truss, e cila është kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë, nuk pranoi të komentojë për këtë fakt, por ëe pas përmes zëdhënësit të saj tha se kjo është “kategorikisht e pavërtetë”. Një numër aleatesh politikë të Liz Truss kanë marrë pjesë në mbrëmje të tilla gjatë fundjavave. E përditshmja britanike “The Gardian” citon burime shtesë, të cilët deklarojnë se gjurmë të ngjashme janë gjetur edhe në zyrat e kryeministrisë në Doëning Street nr.10 pas mbrëmjeve të mbajtura gjatë Covid-it, gjatë kohës së qeverisjes nga Boris Johnson.
“The Guardian” thkeson se nuk ka sugjerime se Truss apo Johnson vetë kanë përdorur drogë apo se ata kanë qenë në dijeni të përdorimit ose pranisë së drogës. Ndër vite ka pasur pretendime se edhe në ambientet e Parlamentit britanik dhe afër zyrave private të kryeministrit Johnson janë gjetur gjurmë kokaine, edhe pse ky është institucion publik, madje u fol edhe për mundësinë e vendosjes së qenve të antidrogës në hyrje të godinës së parlamentit. Britania njihet si kryeqytet i kokianës dhe sipas Agjencisë së Luftes kundër Krimit, NCA, vetëm në 2019 janë përdorur nga britanikët 117 ton drogë dhe tregu ka një vlerë prej 11.8 miliard stërlinash.
Top Channel