Shqipëria kryeson listën me përqindjen më të lartë të të punësuarve që hasin vështirësi ekonomike në përballimin e muajit.
Raporti më i fundit i Komisionit Europian nxjerr në pah përmes anketimeve me 70 mijë punëtorë në 36 vende europiane diferencën e madhe të pakënaqësisë të punonjësve në Ballkanin perëndimor me në krye Shqipërinë me 69%, pasuar nga Kosova me 57% dhe më tej Mali i zi, Serbia, ndryshe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që vështirësitë ekonomike në plotësimin e nevojave mujore i kanë nga 5% në Danimarkë deri në 40% me Greqinë.
“Jo vetëm çmimet e larta, por edhe leku është zhvlerësuar. Me 10 mijë lekë në ditë asgjë nuk çoj në shtëpi. Se punojmë edhe 16 orë në ditë do konsumojmë diçka në punë. Jemi si skllevër. Të mos bëjnë sikur zihen Sala me Edin se populli vuan. E kanë bërë Shqipërinë për turp!”
Kriza financiare dhe pasiguria ekonomike pas tërmetit e pandemisë i ka dëshpëruar shqiptarët. Sipas tyre, pagat e ulëta në vendin e tyre i kanë detyruar të emigrojnë…
“Pa kurbet do kishim mbaruar ne, nuk jetohet këtu. Me 300 mijë lekë ku mbahet familja? Nuk ka më keq!”
Vështirësitë financiare më së shumti, bazuar në gjetjet e raportit, i kanë ndjerë nënat e vetme si dhe punëtorët më pak të kualifikuar.
Top Channel