Çfarë mund të bënte më shumë Kylian Mbappe për të merituar Kupën e Botës për herë të dytë radhazi?!

Nëse ka një keqardhje për dështimin e Francës është pikërisht për sulmuesin e PSG-së, që realizoi tre gola gjatë ndeshjes (një me 11-metërsh), si dhe u tregua i saktë në goditjen e tij të penalltisë në lotarinë nga 11 metra.

Kylian Mbappe, bëhet lojtari i dytë në historinë e Botërorit që shënon tregolësh në një finale Botërori pas anglezit Geoff Hurst, që i realizoi tri herë në finalen e vitit 1966. E cila përfundoi 4-2 në kohën shtesë.

Pas ndeshjes Mbappe u pa i dëshpëruar, por u ngushëllua nga shokët e tij madje dhe kundërshtarët, si dhe nga presidenti i Francës, Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA