Çdo ditë në vendin tonë shënohen aksidente, shpesh me pasoja për drejtuesit e mjeteve e herë të tjera vetëm me dëme materiale.

Në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë janë shënuar rreth 900 aksidente, ku fajtorë nuk kanë qenë vetëm drejtuesit e mjeteve por dhe mungesa e sinjalistikës dhe cilësia e rrugëve.

Për ekspertin Fatmir Hasho, sinjalistika vertikale dhe horizontale në Shqipëri, ka shumë probleme që jo rrallë herë shkaktojnë dhe aksidente.

 “Probleme më të mëdha ka në qytete të mëdha. Sinjalistika mungon. Por edhe aty ku ekziston, është e vendosur gabim. Kemi tabela që tregojnë 60 km/h në akse ku shpejtësia është 110 km/h. Kemi tabela që mbeten në rrugë edhe pasi punimet mbarojnë ARRSH duhet të ndërhyjë patjetër”.

Për ekspertin, problematika shfaqin edhe rrugët e ndërtuara pa studim.

“Problemet nisin që me ndërtimin e rrugës. Duhet një studim shterues tektonik dhe gjeologjik që të mos ndodhë si me shumë rrugë që kanë nisur të ndërtohen kanë shfaqur problem dhe janë dashur dhe miliona të tjera nga taksat shqiptare që të përfundojnë”.

Për fat të keq, në disa akse rrugore në vend ndodhin aksidente të shumta për shkak të cilësisë së rrugës.

“Aksi Fushë Krujë – Shkodër ka shumë problem. Fushë Krujë-Milot, Milot – Lezhë kemi shumë ngjarje. Tabela ka 4 vite që thotë se po punohet, por unë nuk shoh të bëhen punime. Duhet të ndërhyjnë tek këto rrugë që janë të bëra pak investim duan”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA