Emiliano Martínez, portieri i Argjentinës, ishte vendimtar në suksesin e përfaqësueses bardhekaltër, edhe pse vëmendjen kryesore e ka marrë Lionel Messi.
Pas ngritjes së trofeut, “gardiani” i Argjentinës deklaroi:
“Kemi vuajtur shumë. Ne menduam se e kishim lojën nën kontroll, por ata arritën të reagonin dhe të barazonin. Ishte një ndeshje shumë, shumë e ndërlikuar. Ishte shkruar që do të vuanim. Në minutën e fundit të kohës shtesë, Franca pati një mundësi për të na mposhtur (Muani), por, për fat, ia dola ta mbroja portën… me këmbën time”.
Portieri i Aston Villas (Premier League) ishte i jashtëzakonshëm edhe në goditjet e penalltive, duke pritur goditjen e Kingsley Coman.
“Ky është një moment që e kam ëndërruar gjithë jetën, nuk kam fjalë ta përshkruaj. U largova nga Argjentina për në Angli shumë i ri, 17 vjeç, tek Arsenali, dhe këtë fitore dua t’ia dedikoj familjes sime”, – nënvizoi portieri 30-vjeçar i Argjentinës, i zgjedhur portieri më i mirë i Botërorit 2022.
Top Channel