FOTOT/ Banorët në rrugën “Myslym Keta” binden, nisin largimin nga pallati i dëmtuar

18/12/2022 15:21

Pas zgjidhjes së dhënë nga Bashkia e Tiranës, familjet e fundit që kishin mbetur në Pallatin nr.4 në rrugën  “Myslym Keta”, i cili është shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, kanë nisur sot të largohen, duke i hapur rrugë punës për shembjen e tij.

Të gjitha familjet përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë.

Ndërkaq, 30 familje janë vendosur tashmë në shtëpitë e tyre të reja, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sistemohen së shpejti.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA