Barrikadat në veri! Ekspertët në Kosovë: KFOR do i thotë jo ushtrisë serbe

18/12/2022 17:12

Kërkesa e Serbisë për dislokimin e deri në 1000 ushtarëve në Kosovë shihet e papranueshme.

Njohësit e sigurisë vlerësojnë se KFOR-i do e refuzojë këtë kërkesë.

Situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, derisa rrugët drejt pikave kufitare janë ende të bllokuara. Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe një barrikadë e re është shtuar të premten gjatë natës në lagjen Berxhane të komunës së Zveçanit, duke vështirësuar edhe më tutje lëvizjen e lirë.

Sipas shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, situata në veri të Kosovës, është lojë e Serbisë.

Të premten, Serbia i ka dorëzuar kërkesë KFOR-it që të lejojë kthimin e ushtarëve serb në Kosovë. Kërkesa e Serbisë, është duke u shqyrtuar nga KFOR-i.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA