Edi Rama i serviri diasporës amnistinë fiskale e penale dhe jo votimin nga jashtë vendit, të cilin nuk ua mundësoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Dua t’i siguroj të gjithë ata që janë në emigracion dhe që sot vuajnë për të sjellë dhe ato reminitanca që i sjellin në rrugë informale, në shumë raste e vërteta është se paguajnë rryshfete tek prokurorë që t’i shpëtojnë bllokimit të parave të tyre që ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht”, tha Rama.

Përfaqësues të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, i kërkuan Kryeministrit të përmbushë premtimin e pambajtur të votës si provë dashurie për ta.

“Na jepni të drejtën në votimet e ardhshme. Është një e drejtë. Mos na thoni se sa na doni, por na tregoni sa shumë na doni”, tha një përfaqësues nga diaspora.

Por, prova e dashurisë që i premtoi Edi Rama diasporës ishte zhdukja e paragjykimeve se shqiptarët janë delja e zezë e Europës.

“Tregun e drogës, prostitucioni, pastrimit të parave dhe tregun e të  këqijave nuk e kanë krijuar shqiptarët,  por e kanë gjetur mes tyre dhe janë bërë pjesë e tyre”, shtoi Rama.

Fjalët e Edi Ramës më shumë se për diasporën tingëlluan si mesazh për Brukselin i cili kundërshton aministin fiskale për shkak të rrezikut se Shqipëria mund të kthehet në “parajsë fiskale” për pastrimin e parave.

“Kam besim që edhe bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos Bashkimi Europian do ta kuptojë. Ne nuk presim që ta mbështesë se është e pakuptimtë, por s’do ta pengojë dhe do pranojë të drejtën për të monitoruar këtë proces që ai të bëhet ashtu siç duhet”, tha Kryeministri.

 

Top Channel